Drejtuesit e Liverpoolit po përballen me shqetësime serioze lidhur me gjendjen shëndetësore të Alexander Isak, pasi dyshohet se sulmuesi suedez ka pësuar një frakturë të rëndë në këmbë.
Isak u detyrua të largohej nga fusha i dëshpëruar gjatë fitores së shtunës ndaj Tottenhamit, teksa pamjet e tij treguan qartë dhimbje të mëdha. Fillimisht u përjashtua mundësia e një dëmtimi në gju, duke sjellë lehtësim të përkohshëm në kampin e “Reds”.
Megjithatë, sipas “Daily Mail”, drejtuesit e klubit tani besojnë se 25-vjeçari ka pësuar një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës së majtë. Skanimet e kryera të dielën kanë përjashtuar çdo problem me ligamentet, por pretendohet se ekzaminimet e mëtejshme kanë zbuluar një frakturë.
Nëse konfirmohet zyrtarisht, lëndimi do ta mbajë Isakun jashtë fushave për një periudhë të gjatë, duke qenë një goditje e madhe për Liverpoolin.
Klubi pritet të dalë me një njoftim zyrtar në ditët në vijim për të sqaruar gjendjen e sulmuesit, i cili vlerësohet rreth 125 milionë paund.
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...