
Screenshot
Futbollisi i kampiones së Kosovës, Dritës, Arb Manaj e ka fituar çmimin e “Futbollistit më të mirë të Vitit” në Kosovë.
Në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit”, e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, Arb Manaj ka marrë më së shumti vota dhe është shpallur më i miri i vitit.
Manaj ishte një nga lojtarët më kyç të Dritës, në suksesin e arritur përgjatë këtij viti, si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në Evropë.
Me Dritën, Manaj e fitoi titullin e kampionit në maj, teksa po ashtu u kualifikua edhe në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Konferencës.
Në Evropë, Manaj ka shënuar dy gola në shtatë ndeshje.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...