Mbrëmjen e së dielës, FFK-ja po e mbanë ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”.
Në këtë ceremoni, shtëpia e futbollit kosovar ndanë çmimet kryesore në futbollin kosovar.
Klubi më i mirë i vitit është shpallur Drita, pas sukseseve të arritura gjatë këtij viti.
Drita e fitoi kampionatin për herë të katërt në histori, teksa u kualifikua në fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Madje, Drita kaloi edhe në fazën eliminuese të këtij kompeticioni.
Gjilanasit fituan edhe cmimin si “Klubi më fair-play i vitit”.
Për arritjet e sukseset e jashtëzakonshme gjatë këtij viti, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani u shpall “Trajner i Vitit 2025”./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...