Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Aston Villa – Manchester United, ndërsa një mungesë e rëndësishme bie menjëherë në sy është ajo e Kobbie Mainoo, i cili është lënë jashtë skuadrës së “Djajve të Kuq”.
Megjithatë, pavarësisht zhurmës mediatike të ditëve të fundit, përfshirë rastin kur vëllai i tij u shfaq me një fanellë me mbishkrimin “Liri për Kobbie Mainoo” – mungesa e mesfushorit nuk ka lidhje me asnjë polemikë, shkruan Arbresh.info.

Sipas Talksport, Mainoo ka pësuar një dëmtim të lehtë në stërvitjen e djeshme dhe për këtë arsye nuk është i gatshëm për këtë përballje.
Në mesfushë, Manuel Ugarte nis si titullar përkrah Bruno Fernandes në “Villa Park”, ndërsa Casemiro mungon për shkak të pezullimit.
Ruben Amorim gjendet në një situatë të vëshitrë ku në stolin e bankës ka pak lojtarë, pasi humbi tre futbollistë këtë javë për shkak të angazhimeve të tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës (AFCON).
Ndeshja mes Aston Villas dhe Man United nis nga ora 17:30.
Këto janë formacionet zyrtare:
Aston Villa XI: Martinez, Cash, Konsa, Lindelof, Maatsen, Kamara, Onana, Tielemans, McGinn, Rogers, Watkins.
Man United XI: Lammens, Yoro, Heaven, Shaw, Dalot, Ugarte, Fernandes, Dorgu, Cunha, Mount, Sesko.
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë
Çmimi “Fadil Vokrri” shkon për Amir Rrahmanin
FC Drita fiton çmimin skuadra më e mirë, Zekirija Ramadani t...
Plagoset me thikë një taksist në zonën e Plazhit në Durrës, ...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...