Një shqiptar është plagosur nga Karabinierët italianë mbrëmjen e së shtunës në provincën e Pizës.
20 vjeçari u qëllua pasi tentoi të largohej me veturë gjatë një kontrolli policor, shkruajnë mediat italiane
Ai u godit me dy plumba, dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.
Sipas autoriteteve italiane, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.
Policët “hyjnë në lojë”, pasi një grua i telefonoi ata, duke iu kërkuar ndihmë atyre se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi.
Siç raportohet, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’i kthyer.
Me mbërritjen e patrullës policore, një nga të dyshuarit e ka përplasur me makinë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe.
Më pas, ka nisur një ndjekje që ka zgjatur disa kilometra, nga Bientina deri në Montopoli. Gjatë arratisjes, karabinierët kanë qëlluar pesë herë me armë zjarri
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...