Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur mbrëmë se nga zjarri që ka përfshirë disa lokale në Prizren nuk ka persona të lënduar.
“Më datë 19 dhjetor 2025, pas orës 23:00, është raportuar një zjarr në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit. Zjarri ka përfshirë disa lokale të qendrës tregtare të njohur si “Te Shtrumfat”, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, nuk ka të raportuar persona të lënduar”, tha Bytyqi.
Ndërkohë, mediumet lokale në Prizren kanë publikuar pamjet nga zjarri i mbrëmshëm.
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...
Peci kap kacinë dhe u del në ndihmë punëtorëve në Selac, pas...
I dërguari rus niset drejt SHBA-së për bisedime për luftën n...
Rubio: Ne nuk detyrojmë as Rusinë dhe as Ukrainë të bëjnë ma...
KQZ: Sot mbyllet afati për aplikim për akreditim të vëzhgues...
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...