Kryeministtri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar për Politico se Shqipëria nuk do e zgjasë ndalimin 1-vjeçar të platformës TikTok.
Teksa vlerësoi platformën për bashkëpunimin e saj, Rama theksoi se ishte “shumë i befasuar” nga reagimi i TikTok pas vendimit fillestar të Shqipërisë për të ndaluar platformën.
“Sepse në fillim, për shkak se ishte normale të mendonim se ata do të na luftonin, ata do të hakmerreshin ndaj nesh, do të na ngacmonin. I takova vetë dhe mbeta shumë i impresionuar nga qëndrimi i tyre. Ata po i dëgjonin me shumë kujdes pikat tona”, tha Rama për Politico në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Rama tha se pas takimeve konstruktive me platformën e mediave sociale, “jemi të kënaqur me rezultatin. E kemi bërë partneritetin dhe shpresoj që në javët ose muajt në vijim do t’ia zbulojmë planin popullit shqiptar, siç e premtuam”.
Shqipëria vendosi të mbyllte platformën e TikTok në mars të vitit 2025 pas rreth një viti bisedimesh me TikTok mbi abuzimin online, përfshirë dy vetëvrasje që besohet se lidhen me ngacmimin në platformë. Goditja fatale me thikë e një djali 14-vjeçar jashtë një shkolle, pas një mosmarrëveshjeje online, ishte pika e fundit dhe qeveria urdhëroi ofruesit e shërbimeve të internetit të bllokojnë aksesin në versionet e desktopit dhe të aplikacioneve.
Kur u pyet nëse ndalimi ishte efektiv në frenimin e dhunës në shkolla, Rama u përgjigj: “Ka qenë efektiv në ndërtimin e kësaj marrëdhënieje me TikTok-un dhe në sjelljen e disa masave mbrojtëse që nuk ekzistonin.”
Supremja e lë Rmadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Theme...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...