Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar organizatën Handikos, ku ka zhvilluar takim me anëtarët e kësaj organizate.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti tha në takim patën bisedë të hapur ku trajtuan sfidat më të mëdha dhe mënyrat për përmirësimin e jetës dhe kushte të dinjitetshme për secilën e secilin person me nevoja të veçanta.
“Këtë mandat kemi punësuar 422 asistentë në shkolla, investuar 6.4 milionë euro për pajisje për persona paraplegjik dhe tetraplegjik dhe miratuar rregulloren e re për nevojat dhe të drejtat e tyre. Bashkëpunimin e kemi të ngushtë dhe të frytshëm, e cila është tejet e rëndësishme për të punuar edhe më shumë në mandatin e ardhshëm”, ka shkruar Kurti. /Arbresh.info
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën