Ministri në detyrë, Ejup Maqedonci ka ndarë medaljen “Shërbim i shquar” për kolonelin Sefer Shyti me rastin e pensionimit të tij.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se kjo medalje është me motivacion për shërbim të jashtëzakonshëm dhe meritor në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Në këtë takim të veçantë, i shpreha mirënjohjen e lartë për kontributin dhe sakrificën e madhe të tij në Luftën Çlirimtare, për angazhimin e pandërprerë në TMK, FSK dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe për profesionalizmin e treguar në ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të institucioneve tona të sigurisë. Pensionim të qetë, shëndet dhe të gjitha të mirat në jetë Kolonel”, ka shkruar Maqedonci./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...