Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar Komunën e Obiliqit ku është pritur në takim nga kryetari i ri, Halil Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti u shpreh se me ndryshimin e qeverisjes lokale ka filluar skanimi i gjendjes dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar
“Në Obiliq kryetari i ri Halil Thaçi ka nisur punën për ringjalljen e qytetit. E urova për marrjen zyrtare të detyrës pas fitores së zgjedhjeve muajin e kaluar. Me ndryshimin e qeverisjes lokale ka filluar skanimi i gjendjes dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar. Suksese kryetarit Halil Thaçi, komunës dhe të gjithë banorëve në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit për Obiliqin”, ka shkruar Kurti në Facebook./Arbresh.info
Gimbo zbulon bisedën me babanë e Selinës, ja çka i tha
Dallku akuzohet për nxitje dhune dhe ofendime nga Vjosa e Sh...
Mbyllet pa gola pjesa e parë e finales së Carabao Cup mes Ar...
Vdes tragjikisht 19 vjeçari shqiptar, ra nga skelet ne Angli
Protesta e opozitës, 1400 efektivë policie në terren për gar...
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi ...