Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një deklarate në Facebook ku tregoi se është nisur drejt Hagës për të vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në paraburgim, tha se samiti i djeshëm BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel ka qenë me rezultate të mira edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën.
Për heqjen e masave ndëshkuese që u mor vendimi dje, Rama tha se ka pasë një “koordinim të mirë” mes dy vendeve për këtë qëllim, por tha se meritat i ka presidentja Vjosa Osmani.
“Mbrëmë kemi përmbyllë një samit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që ka qenë inkurajues, ka qenë i suksesshëm për Shqipërinë po se po, por edhe për Kosovën. Për hir të vërtetës më duhet ta them, presidentja e Kosovës ka shkëlqyer dhe me fjalë bindëse, por edhe si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe i një koordinimi të mirë që kemi bërë në javët e fundit, pa dashur këtu të marr asnjë meritë, ia ka dalë të zhbllokojë të gjithë ato fonde të bllokuara prej kohësh nga ana e BE-së”.
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...
GO+ Peja mposhtet nga Vllaznia në Ligën Unike
Rreth 900 lindje më shumë në 2025-ën
Prishtina e Re zyrtarizon transferimin e Leart Zekollit