Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar dhënien e një pagese të posaçme prej 1776 dollarësh për rreth 1,45 milionë pjesëtarë të forcave të armatosura të SHBA-së, të cilën e quajti “warrior dividend”, “dividendi i luftëtarit”.
Njoftimi u bë gjatë një fjalimi televiziv 18-minutësh drejtuar kombit, ku Trump deklaroi se çeqet “janë nisur tashmë” dhe pritet të mbërrijnë përpara Krishtlindjeve. Shuma përkon me vitin 1776, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpallën Pavarësinë nga Britania e Madhe.
Sipas presidentit, fondi total prej 2,57 miliardë dollarësh do të financohet pjesërisht nga tarifat doganore dhe nga ligji i njohur si “One Big, Beautiful Bill”, i nënshkruar më 4 korrik, datën e shpalljes së Pavarësisë. Pagesa, tha Trump, jepet “në nder të themelimit të kombit në vitin 1776”, duke theksuar se “askush nuk e meriton më shumë se ushtria jonë”.
Në fjalimin e tij, Trump vuri theksin te bilanci ekonomik i administratës dhe përpjekjet për uljen e çmimeve, duke fajësuar demokratët dhe ish-presidentin Joe Biden për rritjen e kostos së jetesës. Ai pretendoi se çmimet po bien me shpejtësi, megjithëse të dhënat ekonomike tregojnë se inflacioni në shtator arriti në 3% dhe besimi i konsumatorëve ka rënë
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...