Me datën 16.12.2025, Njësia Sektoriale dhe Komunitet të Stacionit Policor në Gjilan në ambientet e shkollës së mesme të ulët “Zija Shemsiu” në Gjilan, kanë realizuar një ligjëratë informuese dhe vetëdijësuese me temën “Pasojat dhe rreziqet nga përdorimi i mjeteve piroteknike”, ligjëratë kjo duke pasur parasysh se ndodhemi në prag të festave të fund vitit, periudhë kjo kur përdorimi i këtyre mjeteve është më i shpeshtë.
Në njofttim thuhet, gjatë kësaj ligjërate, nxënësit u informuan në mënyrë të drejtpërdrejtë për rreziqet serioze që paraqet përdorimi i mjeteve piroteknike, veçanërisht nga personat e mitur.
“U theksuan pasojat e mundshme për shëndetin fizik, u njoftuan për rëndësinë e shmangies së përdorimit të mjeteve piroteknike, respektimin e ligjit dhe ndjekjen e këshillave të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të incidenteve dhe pasojave. Kjo ligjëratë kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit te nxënësit, edukimin e tyre për sjellje të përgjegjshme në funksion të krijimit të një ambienti të sigurt e festiv për të gjithë qytetarët gjatë ditëve të festave”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...