Ministrat për çështjet evropiane të shteteve anëtare të BE-së kanë konfirmuar gatishmërinë për të vazhduar heqjen e masave të mbetura ndaj Kosovës, pasi është konstatuar transferimi i rregullt i qeverisjes vendore në katër komunat veriore.
Megjithatë, ende nuk ka konfirmim për afatin kohor të heqjes së masave, as nëse ajo do të jetë e plotë apo graduale. Sipas burimeve jozyrtare, Komisioni Evropian është i gatshëm të heqë gjysmën e masave, por kjo nuk pritet të ndodhë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit, për shkak të mungesës së vullnetit politik nga disa shtete anëtare gjatë fushatës zgjedhore.
Në konkluzionet e takimit ministror, shtetet anëtare përshëndesin mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të shkurtit dhe atyre lokale të vjeshtës në Kosovë, ndërsa shprehin shqetësim për ngërçin e zgjatur politik. Theksohet rëndësia që edhe zgjedhjet e dhjetorit të administrohen mirë dhe të jenë gjithëpërfshirëse, si dhe shprehet keqardhje për përpjekjet për të politizuar punën e KQZ-së.
BE-ja riafirmon përkushtimin ndaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke kërkuar përmbajtje nga veprimet provokuese dhe retorika përçarëse. Po ashtu, konfirmohet gatishmëria e shefes së diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, për të thirrur një takim të liderëve sapo të krijohen kushtet e nevojshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...