Rusia e ka etiketuar Deutsche Welle-n si një “organizatë të padëshirueshme”, në atë që transmetuesi ndërkombëtar gjerman e quajti një përpjekje për të shtypur raportimin e pavarur.
Rusia i cilëson rregullisht subjektet që thotë se dëmtojnë rendin e saj kushtetues ose sigurinë kombëtare si “të padëshirueshme”, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv
Drejtoresha e Përgjithshme e DW, Barbara Massing, tha në një deklaratë me video se transmetuesi nuk do të dekurajohet.
“Kjo përpjekje e fundit për të heshtur median e lirë nxjerr në pah shpërfilljen e hapur të regjimit rus për lirinë e shtypit dhe ekspozon frikën e tij nga informacioni i pavarur”, tha ajo.
Massing tha se shërbimi në gjuhën ruse i DW, pavarësisht censurës dhe bllokimit, po arrinte një audiencë më të madhe se kurrë më parë.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...