Ambasada amerikane në Kosovë ka uruar majoren e Policisë së Kosovës, Luljeta Mehmeti–Quigley, e cila u diplomua në Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico të Virxhinias.
Ajo u bë oficerja e dhjetë nga Kosova që përfundon programin prestigjioz.
“E mbështetur nga DOJ-ICITAP i Ambasadës së SHBA-së dhe FBI LEGATT në Sofia, ajo i bashkohet mbi 53,000 profesionistëve të zbatimit të ligjit të trajnuar që nga viti 1935. Urime, Majore”, thekson kjo ambasadë.
Mehmeti-Quigley u diplomua në sesionin e 296-të të kësaj akademie në SHBA.
Ajo i ishte bashkua Policisë së Kosovës në vitin 2000, duke hyrë në këtë institucion menjëherë pas themelimit të tij
Haradinaj: Në qeverisjen time, Kosova u drejtua me vendime q...
Sallahu nënshkruan Projekt Kodin e Etikës për të punësuarit ...
KFOR-i zviceran shpreh interesim për luftën kundër korrupsio...
KQZ akrediton 283 vëzhgues për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Kurti: Në periudhën 2021–2025, kemi investuar 4.73 milionë e...
Pas lëndimit që e mbajti gjatë jashtë fushave, Lukaku është ...