Rënie e lindjeve në Kosovë gjatë tetorit 2025

11:00 | 16 Dhjetor 2025
E.K

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë periudhës janar–tetor 2025, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 23,209 lindje. Nga këto, 12,039 janë meshkuj, ndërsa 11,170 femra.

Vetëm gjatë muajit tetor janë regjistruar 2,269 lindje, si brenda territorit të Kosovës, ashtu edhe jashtë saj. Prej tyre, 1,163 janë meshkuj dhe 1,106 femra.

ASK njofton se në muajin tetor 2025 është shënuar një rrënie prej rreth 9.6% të numrit të lindjeve krahasuar me muajin shtator 2025.

“Duke u bazuar në të dhënat administrative për muajin Tetor janë regjistruar 2 269 Lindje të ndodhura në Kosovë dhe jashtë Kosovës, prej tyre meshkuj 1 163 dhe femra 1 106. Në muajin Tetor 2025 kemi rënie të numrit të lindjeve rreth (9.6%) krahasuar me muajin Shtator 2025”, thuhet në njoftim./Arbresh.info