Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi i cili po kalon një periudhë fantastike këtë sezon tek Mallorca në La Liga, ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë javë.
“Pirati” realizoi golin e tretë në përballje me Elchen në fitoren 3-1 të klubit të tij, shkruan Arbresh.info
Falë kësaj paraqitje ai zuri vend në formacionin e javës së 16-të në La Liga sipas faqes së specializuar të statistikave SofaScore.
Ai i prin sulmit krah për krah me dy super yjet e La Ligas, Jude Bellingham dhe Raphinha që janë pak më të tërhekur.
Në mesfushë është bashkëlojtari i Muriqit, Mascarell si dhe Koke i Atletico Madridit dhe Mendy i Sevillës.
Ruggeri, Cabrera, Pubill, Rueda e përbëjnë katërshen e mbrojtjes. Ndërsa në portë është Batalla nga Rayo Vallecano./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...