Një aeroplan privat është rrëzuar në Meksikën qendrore duke i marrë jetën të gjithë personave në bord.
Dhjetë persona, përfshirë tre fëmijë, besohet se kanë humbur jetën nga rënia e avionit të vogël Cessna Citation 650.
Avioni, me një kapacitet deri në pesëmbëdhjetë pasagjerë, ishte ngritur nga qyteti turistik i Acapulcos dhe po shkonte drejt Tolucës.
Në komunikimin e tij të fundit me kontrollin e trafikut ajror, kapiteni thuhet se tha “po rrëzohemi”.
Dëshmitarët okularë raportuan se kapiteni u përpoq ta ulte avionin në një fushë futbolli, por Cessna u ul papritur, me shpejtësi, përpara se të përplasej në një garazh kamionësh.
Shkaku i rrëzimit është ende i panjohur ndërsa pritet që autoritetet amerikane të marrin pjesë në hetimin e aksidentit./rtsh
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...