Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot në ora 14:00, mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje, të kryesuar nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të shqyrtohen dhe miratohen procesverbalet e mbledhjeve Nr. 81, 82, 83, 84 dhe 85 të vitit 2025.
Në rend dite është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025.
Rendi i ditës:
1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjes Nr. 81, 82, 83, 84, 85/2025
3. Aktivitetet e Zyrës:
2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për akreditimin e organizatave vëzhguese, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, Grupi I;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit lidhur me qendrat e votimit jashtë Kosovës me numër të vogël të votuesve;
5. Këshillat e KQZ
4.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore:
5.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit lidhur me moskërkimin e dëshmisë për personat e moshës mbi 75 vjeç, të cilët aplikojnë për regjistrim si votues me nevoja të veçanta, për votim përmes Ekipit Lëvizës në ditën e zgjedhjeve;
5.2. Këshilli për Çështje Ligjore;
5.2.1. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendit Komunal sipas komunave në Han të Elezit;
5.3. Këshillimi për Personel
2.31. Shqyrtimi dhe miratimi i plotësimit të planit të rekrutimit të stafit të përkohshëm për organizim të Zgjedhjeve të Parakohshme të datës 28 dhjetor 2025;
6. Të ndryshme./Arbresh.info
“100% rritje të tarifave”, KRU Gjakova tregon arsyen se pse ...
Dembele shpallet futbollisti më i mirë i vitit nga FIFA, Bon...
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...