Tri shtetase të Kosovës u gjobitën dhe u dëbuan nga Sllovenia.
Sipas Radio Televizionit slloven, ngjarja ndodhi para disa ditësh në Maribor.
Siç raportohet ato ofronin shërbime kozmetike, përfshirë botox dhe mbushës, pa leje, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet fillestare zbuluan se kosovaret bënin punë të paautorizuar dhe “në të zezë”.
Dy nga ato morën vendim për kthim vullnetar dhe gjobat ishin 800 euro për secilën, kurse e treta mori një dënim prej 2 mijë eurosh, për ndihmën që iu dha të tjerave për qëndrim të paligjshëm.
Autoritetet sllovene theksuan se nuk ka kompani apo individ mbi ligjin, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin dhe sigurinë publike
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...