Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se në qeverinë Haradinaj, Kosova bëri hapin historik që ishte pritur për më shumë se një dekadë: FSK u shndërrua në Ushtrinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai tha se ky vendim vulosi sovranitetin e vendit dhe ngriti shtyllën e mbrojtjes sonë kombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Me një punë intensive dhe bashkëpunim të plotë me partnerët ndërkombëtarë, më 13 shtator 2018 u miratuan tre ligjet kyçe që mundësuan transformimin: -Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes, -Ligji për FSK dhe -Ligji për Shërbimin në FSK.”, ka shkruar ai.
“Qëndruam për t’u ngritur!”, u shpreh Haradinaj./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...