Xherdan Shaqiri, në mënyrë befasisht, nuk e nisi si titullar të dielën te Baseli në ndeshjen në shtëpi ndaj Laussanes. Kampioni i Zvicrës vazhdoi serinë negative në “St. Jakob-Park”, pasi për ndeshjen e tretë rresht në shtëpi nuk arriti të shënojë gol, ndërsa takimi i Superligës helvetike përfundoi pa gola.
Shaqiri u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe pati rastin më të mirë të ndeshjes, por nuk arriti ta konkretizojë, duke lënë Basel-in pa fitoren e pritur para tifozëve të vet.
Trajneri i Baselit, Ludovic Magnin, ka shpjeguar arsyen pse vendosi që kapiteni i skuadrës të nisë nga stoli.
“Kemi biseduar pas ndeshjes me Aston Villan për mënyrën se si ndihet dhe për gjendjen e muskujve të tij. Më pas kemi analizuar të dhënat fizike dhe kemi vendosur që të luajë si zëvendësues”, ka deklaruar Magnin.
Magnin shtoi se skuadrës i mungoi pasimi final dhe besimi i nevojshëm për ta zhbllokuar ndeshjen, duke pranuar në mënyrë indirekte se mungesa e Shaqirit nga minuta e parë u ndje dukshëm në lojën ofensive.
Baseli vazhdon të jetë shumë i varur nga forma e Xherdan Shaqirit, ndërsa çdo rënie e tij fizike apo mungesë në formacion reflektohet menjëherë në rezultatet dhe kreativitetin e ekipit.
Këtë edicion, Baseli zë pozitën e katërt pas 17 xhirove me 28 pikë, gjashtë më pak se lideri aktual, Thun./Telegrafi
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...