Mot i vranët dhe me intervale me diell, parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

19:54 | 14 Dhjetor 2025
E.G

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të vranët, dhe me intervale me diell.

Në orët e mëngjesit parashihen mjegulla, të cilat do të zvogëlojnë dukshmërinë horizontale, sidomos në ultësira dhe pranë zonave ujore.

Nuk parashihen reshje të asnjë forme, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet brymë dhe në disa zona edhe krahnezë.ndërsa në vise të larta parashihen më shum rreze dielli për shkak të inverzionit.

Kushtet agrometeorologjike vlerësohen si relativisht të favorshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, sidomos për bujqit të cilët, për shkak të reshjeve të mëdha gjatë muajve tetor dhe nëntor, nuk kanë arritur të kryejnë me kohë mbjelljen e tokave të tyre ne kulturën e grurit.

Gjatë mbjelljes së vonshme të grurit, rekomandohet respektimi i këtyre kritereve agroteknike:
• rritja e normës së mbjelljes ( shtimi i sasisë së grurit në kg)
• përdorimi i farës cilësore dhe të certifikuar,
• përshtatja e thellësisë së mbjelljes sipas kushteve të tokës.
Zbatimi i këtyre masave do të ndikojë pozitivisht në mbirjen e bimëve dhe në sigurimin e një rendimenti sa më të qëndrueshëm.
E hënë

Moti i vranët dhe me intervale me diell.
• Temperaturat minimale: -4 deri -2°C
• Temperaturat maksimale: 5-8°C
• Era: Kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-4m/s..

E martë

Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: – 6 deri -3C
Temperaturat maksimale: 5-8°CEra: nga juglindja me shpejtësi 1-3m/s

E mërkurë
Moti i vranët dhe me interval me diell.
Temperaturat minimale: -4 deri -2°C
Temperaturat maksimale: 7-10°C
Era: kryesisht nga juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 7-10°C
Era: nga jugperendimit, 1-5 m/s

E premte

Mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat mnimale: -2 deri 0°C
Temperaturat maksimale: 7-10°C
Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme