Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin terrorist në Bondi Beach të Australisë ku gjetën vdekjen 12 persona, përfshirë edhe një nga autorët (i vrarë në vendngjarje), ndërsa u plagosën 29 të tjerë disa në gjendje kritike, përfshirë dy oficerë policie.
Në mesazhin e tij drejtuar familjeve të viktimave në Australi, kreu i shtetit shqiptar shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të plagosurit.
Begaj thekson më tej se “Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Australinë, popullin australian kundër terrorizmit urrejtjes”.
“Dënoj me forcë sulmin terrorist në Bondi Beach, Australi. Ngushëllime familjeve të viktimave të pafajshme, shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është në solidaritet të plotë me Australinë kundër terrorizmit dhe urrejtjes.” shkruan në mesazhin e tij presidenti Begaj.
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore
Shefja e politikës së jashtme thotë se BE-ja nuk ka ‘o...
Afro 200 ushtarë amerikanë janë plagosur deri më tani në luf...
Meta planifikon shkurtime të mëdha të vendeve të punës ndërs...
A rritet apo ulet oreksi pas ushtrimeve fizike?
Neymar mbetet jashtë listës së Brazilit për ndeshjet e marsi...