Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 27-vjetorin e rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Osmani, në përvjetorin e 27-të të rënies heroike të Mujë Krasniqit – Kapuçit, dhe të 41 bashkëluftëtarëve të tij të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka deklaruar se përkulemi me nderimin më të lartë para sakrificës që u bë themel i lirisë sonë.
“Ata ranë për t’u ngritur në përjetësi, duke u shndërruar në kushtrim të lirisë. Mujë Krasniqi dhe shokët e tij zgjodhën nderin mbi frikën, atdheun mbi jetën. Gjakut të tyre i detyrohemi ne dhe flamuri i Republikës së Kosovës, i cili sot valon i lirë. Lavdi e përjetshme Mujë Krasniqit dhe 41 dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar Osmani.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...