FFK-ja pezullon Medën, Munishin dhe Pacollin

19:02 | 8 Prill 2015
M. A.

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (KD i FFK), sot ka marrë disa vendime lidhur më të “padisiplinuarit” e xhiros së kaluar.

KD, pasi ka shqyrtuar gjithë materialen e mbledhur në ndeshjen Besa-Hajvalia (1-3), ndeshjen në të cilën drejtuesit e Hajvalisë, akuzuan gjyqtarët kinse ndikuan në humbjen e skuadrës së tyre, ka pezulluar presidentin e Hajvalisë, Mehedin Pergjegja (Meda), trajnerin Ismet Munishi dhe zyrtarin Xhavit Pacolli, të cilët nuk do të kenë të drejtë të kryejnë funksionin e tyre deri në vendimin përfundimtar të Komisionit Disiplinor.
Ja disa nga vendimet e KD-së:
“ISMET MUNISHI, trajner i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia me numër të licencës 153 në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave për largim nga pankina e lojtarëve rezerve ( manifestim i sjelljeve josportive; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarit kryesor zyrtarëve të Federatës së Futbollit të Kosovës si dhe deklaratat e pamatura dhe të paargumentuara dhënë mediave elektronike dhe të shkruara ) nga ndeshja e javës së ; XXI-të e Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrës së trajnerit në klub si dhe detyrave tjera zyrtare lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës )Kërkohet deklarata plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes , , afati date 14.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 )
XHAVIT PACOLLI ; zyrtar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia në procedure të iniciuar disiplinore nga ana e komisarit të garave , për lagim nga bankina zyrtare në cilësi të personit për siguri ( fyerje, sharje dhe kërcënime drejtuar gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e detyrave zyrtare në klub lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohen raportet shtesë nga zyrtaret e ndeshjes afati date 14.04.2015 ( Rregullorja disiplinore neni 31 ).

MEHEDIN PERGJEGJA ; kryetar i klubit të futbollit “ Hajvalia “ nga Hajvalia , në procedure të iniciuar nga ana e komisarit të garave , për manifestim të sjelljeve josportive ( fyerje, sharje dhe ofendime drejtuar gjyqtarëve pas përfundimit të takimit ) në ndeshjen e javës së ; XXI-të të Raiffeisensuperligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; Hajvalia – Besa e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Prishtinë ( raportet e zyrtarëve )
PEZULLOHET
Pa të drejtë në kryerjen e të gjitha detyrave zyrtare në klub, lidhur me ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në vendimin përfundimtar të komisionit ( kompletimin e lëndës ). Kërkohen raportet plotësuese nga zyrtaret e ndeshjes , afati date ; 14.04.2015 ( Rregullrja disiplinore neni 31).”

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme