Anija e ngarkuar me ndihmat nga shteti i Kosovës për popullin e Gazas në Palestinë, tashmë janë nisur nga porti turk i Mersinit.
Kjo ndihmë e popullit të Kosovës kap vlerën e 500 mijë eurove dhe përfshinë tenda, pako me ushqim, batanije, dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për banorët e Gazas.
Vendimi për të ndihmuar popullin e Gazas ishte marrë në janar të këtij viti.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar Turqinë për ndihmën dhe bashkëpunimin në realizimin e dërgimit të ndihmave në Gaza.
“Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Republikën e Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke, për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën në realizimin e këtij operacioni humanitar”, ka shkruar Kurti.
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin