Faton Peci ka dhënë sot betimin si kryetar i ri i Komunës së Mitrovicës. Para qytetarëve dhe të pranishmëve në ceremoninë inauguruese, ai u zotua se do ta udhëheqë komunën me ndershmëri dhe përkushtim.
“Njerëz të mrekullueshëm të Mitrovicës, sot po betohem. Kam ardhur i ‘armatosur’ me vullnet dhe përkushtim, për t’i dalë zot komunës sonë. Përgjegjësia për mua është tepër e lartë”, deklaroi Peci.
Ai theksoi se prioritet i tij do të jetë rikthimi i dinjitetit të qytetit dhe ecja përpara me projekte konkrete.
“Do të punoj me ndershmëri për ta kthyer dinjitetin e komunës së Mitrovicës. Ky qytet, që është ndër më të bukurit në këtë qiell, do të ecë përpara me kokën lart. Na duhet angazhim dhe përpjekje e përbashkët për ta arritur këtë objektiv. Mitrovica është zemra e Kosovës”, u shpreh ai.
Në fund të fjalës së tij, kryetari Peci uroi mbarësi për të gjithë qytetarët: “Na qoftë për hajër dhe na pruftë e mbara”./Arbresh.info
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit