Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar fjalët e gjyshit të tij, teksa viziton vendlindjen e tij.
Përmes një statusi në Facebook, Pacolli shkruan se qetësia e vendlindjes i rikthen kujtimet e vjetra dhe e ndihmon të kuptojë se çdo gjë në jetë vjen në kohën e vet, pavarësisht sa e ngadaltë duket.
Statusi i plotë:
Sa herë kthehem në vendlindje, më pushton një qetësi që nuk e gjej askund tjetër. Duke ecur nëpër këto shtigje dhe pa dashur më rikthehen fjalët e gjyshit, kur më thoshte: ‘Biri im, dëgjo… gjithçka në jetë kërkon kohën e vet.’ Ndoshta është mosha, ndoshta rruga që kam bërë deri sot, por po e kuptoj gjithnjë e më shumë se rrugdalja, sado e ngadaltë të jetë, gjithmonë vjen. Edhe kur shoh njerëz që përpiqen të vendosin kurthe, që luajnë me dyfytyrësi e hipokrizi, më mjafton ky vend, ky ajër, ky kujtim i gjyshit për t’i parë gjërat më qartë. Një ditë, të gjitha maskat bien dhe çdo e vërtetë del në dritë. Nga vendlindja, në këtë të premte të bekuar, ju përshëndes miqtë e mi!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...