Në vazhdën e takimeve me diplomatë të huaj në vend sot Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi, në selinë e partisë në Tetovë realizoi takim me Ambasadorin e Malit të Zi, z.Predrag Mitrovic dhe bashkëpunëtorët e tij, znj.Jelena Milacic, Sekretare e parë në ambasadë, znj.Selma Mehovic, përfaqësuese e qendrës rajonale MARRI, si dhe znj.Tatjana Perovic Mitrova, shefe e departamentit për çështje ekonomike dhe turizëm.
Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe për zhvillimet politike rajonale. Gjithashtu temë e diskutimit ishte edhe de-bllokimi i proceseve integruese të vendit si dhe demokratizimi i mëtutjeshëm i rajonit.
Bashkëbiseduesit u ndanë të kënaqur nga takimi me premtim se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. (INA)
Vidhte çanta në veturat e turistëve, arrestohet 29-vjeçari n...
Dyshohet për tentim vrasje në Drenas, viktima goditet me shk...
Chelsea paralajmërohet në SHBA, ndeshja e radhës do të luhet...
Izraeli kryen sulme në perëndim të Iranit
Gjuajtje me armë zjarri në një aheng në Mitrovicë, arrestohe...
Rebelët Huthi dhe Hamasi dënojnë sulmet amerikane