Zëvendësministri i MKRS-së, Rexhep Hoti takoi sot përfaqësues të Shoqatës Kulturore, Artistike dhe Sportive turke, “Gerçek” me të cilët bisedoi rreth planeve, sfidave dhe projekteve të organizatës.
Zëvendësministri Hoti theksoi se MKRS-ja, në kuadër të promovimit të diversitetit kulturor, mbështet shoqatat dhe organizatat që merren me aktivitete kulturore, dhe se kjo nuk do të mungojë as për organizatën “Gerçek” në të gjitha nismat dhe aktivitetet e saj.
Zëvendësministri tha se organizimet e komuniteteve në Kosovë gëzojnë hapësirë të veçantë dhe se MKRS do të jetë bashkëpunuese në projektet kryesore që merr përsipër edhe organizata “Gerçek”, e sidomos në festimit e 65 vjetorit të themelit të saj këtë vit.
Kurse, kryetarja e organizatës, Gülşen Bölükbaşi falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe për përkrahjen që MKRS po jep vazhdimisht jo vetëm për organizatën, por për gjithë komunitetin turk në Kosovë.
Bölükbaşi njoftoi zëvendësministrin Hoti me angazhimet e organizatës dhe planet konkrete, sidomos me rastin e shënimit që 65 vjetorit të themelimit.
Të dyja palët u dakorduan që edhe në të ardhmen, bashkëpunimi të thellohet edhe më shumë nëpërmjet projekteve konkrete në të mirë të komunitetit turk në Kosovë.
Sekuestrohen 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare në ...
Mediat serbe raportojnë për takim të mundshëm Kosovë–Serbi s...
Dy mjekë të ORL-së në Spitalin e Mitrovicës realizuan mbi 40...
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota