Kroacia nënshkroi një marrëveshje me Gjermaninë të mërkurën për të blerë 44 tanke Leopard 2A8 gjatë vizitës së kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Berlin.
Sipas mediave të huaja, duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit, kancelari Friedrich Merz shprehu mirënjohje për vendimin e Kroacisë.
“Ju falënderoj sinqerisht për këtë besim”, tha Merz. “Kjo i fuqizon forcat tona të armatosura si aleatë të NATO-s dhe i integron ato pa probleme dhe në mënyrë efikase përmes sistemeve tona. Kjo nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme se sot”.
“Kjo tregon se ne qëndrojmë së bashku në BE dhe në NATO. Por gjithashtu tregon se kemi mjetet për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale nga Rusia dhe të tjerët ndaj sigurisë dhe integritetit tonë”, shtoi Merz.
Në anën tjetër, Plenkoviq ka theksuar rëndësinë e blerjes së tankeve të përparuara Leopard për vendin e tij, duke vënë në dukje se Kroacia do të vazhdojë të modernizojë forcat e saj të armatosura, duke përfituar nga programet e mbrojtjes të sapokrijuara të BE-së dhe duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta të mbrojtjes.
“Ky është një hap i rëndësishëm kur bëhet fjalë për transferimin e teknologjisë në Kroaci, për kalimin në teknologjinë perëndimore, ku ne mund të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë – për shembull me kompaninë DOK-ING dhe të tjera”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...