Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jarell Quansah, ka komentuar mbi situatën e Mohamed Salahut dhe raportet e tensionuara mes egjiptianit dhe trajnerit Arne Slot, duke shmangur megjithatë çdo pyetje lidhur me marrëdhënien e tij personale me teknikun holandez.
22-vjeçari u largua nga “Anfield” verën e kaluar për t’u bashkuar me Bayer Leverkusen në një marrëveshje deri në 35 milionë funte, pasi humbi vendin në formacion nën drejtimin e Slot.
Edhe pse e nisi sezonin titullar krah Virgil van Dijk në ndeshjen hapëse kundër Ipsëich, ai u zëvendësua në pushim, duke u lënë mënjanë nga Ibrahima Konate në hierarkinë e skuadrës.
Quansah bëri 25 paraqitje sezonin e kaluar, por vetëm 13 si titullar, dhe nuk u rikthye në pozicionin e tij të preferuar në qendër të mbrojtjes deri pasi Liverpooli siguroi matematikisht titullin.
Para sfidës së Leverkusenit në Champions League ndaj Neëcastle, ai foli për Salahun, duke e përshkruar vetëm me superlativa.
“Unë mund të flas vetëm për kohën kur isha aty dhe për atë që pashë te Mo,” tha ai, sipas Daily Mail.
“Një model i shkëlqyer, një karakter shumë pozitiv në dhomat e zhveshjes, i cili pati një sezon fantastik dhe na ndihmoi të fitonim Premier Leaguen. Më ka ndihmuar edhe në momentet e vështira”, shtoi ai.
Megjithatë, kur u pyet për raportet me Arne Slot, ai shmangu përgjigjen.
“Është e kotë të flasim për sezonin e kaluar. Jam i fokusuar te Leverkuseni. Nuk kam pse të flas për marrëdhëniet me trajnerët e tjerë. Çfarë kam përpara tani është më e rëndësishme.”
Liverpooli mbrëmë luajti ndaj Interit pa Salahun dhe ia doli të fitojë minimalisht 0-1./Arbresh.info
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...