Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka publikuar sot një mesazh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se situata globale e lirive themelore vazhdon të jetë shqetësuese. Sipas njoftimit, 85% e njerëzve në botë jetojnë në vende ku liria e shprehjes dhe e tubimit është e kufizuar, ndërsa tortura raportohet në mbi 140 shtete.
Ambasada vuri në dukje se konfliktet e armatosura vazhdojnë të marrin jetë civilësh, ndërsa diskriminimi përbën kërcënim të madh për gratë, komunitetin LGBTIQ* dhe pakicat e tjera. Po ashtu, miliona njerëz ende përballen me mungesë qasjeje në arsim, shëndetësi dhe mundësi ekonomike.
Në këtë kontekst, Gjermania thekson angazhimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Si nënshkruese e Konventës së OKB-së kundër Torturës, OPCAT-it dhe konventave evropiane për parandalimin e torturës, Gjermania mbështet mekanizmat monitorues dhe vepron përmes Agjencisë Kombëtare për Parandalimin e Torturës.
Gjithashtu, përmes kontributeve në Fondin Vullnetar të OKB-së për Viktimat e Torturës dhe Fondin Special OPCAT, Gjermania siguron ndihmë direkte për personat e prekur.
Ambasada theksoi se vendi promovon vazhdimisht lirinë e besimit, dialogun, tolerancën dhe edukimin për të drejtat e njeriut, duke mbështetur projektet e shoqërisë civile dhe iniciativat për mbrojtjen e pakicave.
“Jo vetëm në Ditën e të Drejtave të Njeriut, por 365 ditë në vit: dinjiteti njerëzor është angazhim i përditshëm”, thuhet në njoftim.
“Pastrimi” publikon pamje të qytetarëve që hedhin mbeturina ...
“Memories” e Gjestit emocionon Londrimin
Shtatë ankesa në PZAP lidhur me rezultatin përfundimtar të z...
FSK realizon kursin “Combat Life Saver” për kujdes mjekësor ...
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën