Sipas trupit gjykues, ministrja është ftuar përmes postës, mirëpo nuk ka pasur konfirmim se ftesa është pranuar nga ajo, ndonëse gjykata ka konsideruar se procedura është zhvilluar sipas rregullit. Për mungesën e saj, gjykata vendosi që seanca të mos vazhdojë.
Pas kësaj, Hajdari ka reaguar publikisht duke mohuar se ka pranuar ndonjë njoftim për seancën e sotme.
Reagimi i Rozeta Hajdarit:
“Të nderuar qytetarë, Për seancën e sotme gjyqësore, lidhur me çështjen e rezervave shtetërore të mallrave, ju njoftoj se unë nuk kam pranuar ndonjë thirrje për seancë nga ana e Gjykatës!
Në momentin që e pranoj thirrjen nga Gjykata, për seancën e ardhshme, do të paraqitem në seancë gjyqësore!”
Seanca pritet të caktohet sërish në një afat tjetër.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...