Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë shkatërruar 146 grupe kriminale, 350 zyrtarë publik u arrestuan dhe u konfiskuan 6.7 ton drogë.
Në Javën Kundër Korrupsionit, Kurti përmes një video-adresimi tha se 23 laboratorë të drogës u shkatërruan përfshirë këtu 13 në veri të vendit ndërsa Dogana ka sekuestruar 61.2 milionë euro asete, shkruan Arbresh.info.
Ai ka riafirmuar angazhimin për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm.
“Lufta kundër korrupsionit është detyrë e përditshme, një betim ndaj shoqërisë sonë dhe brezave që vijnë. Në Javën Kundër Korrupsionit, riafirmojmë angazhimin tonë për një shtet të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm – një shtet ku ligji është më i fortë se interesi, dhe e vërteta më e rëndësishme se privilegji. Le të vazhdojmë së bashku, me vendosmëri dhe integritet, rrugën e reformave që e bëjnë Kosovën më të drejtë, më të pastër dhe më të besueshme”, ka shkruar Kurti
Adresimi i plotë:
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...