Sigal Prishtina është rikthyer te fitoret në ENBL League.
Kryqytetasit kanë triumfuar në shtëpi ndaj ekipit çek BC Opava me rezultat të thellë 102-75.
E gjithë pesëshja startuese e prishtinasve sonte realizoi pikë dyshifrore, derisa më të dalluarit ishin Deondre Burns me 27 pikë, si dhe Adrio Bailey me 21 tjera.
Pas kësaj fitore, Prishtina rregullon bilancin me 4 fitore e 2 humbje, derisa Opava pësoi disfatën e parë pas 4 fitoreve rresht.
Në xhiron e ardhshme, Prishtina luan poashtu si vendase ku e pret ekipin islandez Tindastoll.
Arbër Hoxha është shpallur kampion i Kroacisë me Dinamo Zagr...
Rriten investimet kosovare në Shqipëri, bie interesi i inves...
Galatasaray merr fitore të madhe ndaj Fenerbahçes, dhe i afr...
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës