Momenti i Edon Zhegrovës po vjen. Disa muaj pasi u transferua me shumë bujë tek Juventusi, ylli kosovar nuk e ka bërë asnjë paraqitje nga minuta e parë me skuadrën.
Fillimisht nën urdhërat e Igor Tudorit i cili u shkarkua, e me ardhjen e Luciano Spallettit kishte filluar të luante por jo shumë minuta, shkruan Arbresh.info.
Sipas trajnerit italian, Zhegrova kishte nevojë ta përmirësonte gjenden fizike pas një mungese të gjatë në fushë që e kishte, dhe atij lëndimi që e pësoi vitin e kaluar.
Mirëpo kohë pas kohe, Spalletti po e lartësonte Zhegrovën duke thënë se anësorit dardan shumë shpejt do t’i vinte koha, pasi shihej talenti në këmbët e tij.
E ky moment duket se tashmë ka ardhur. Duke folur për Sky Sport, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti ka thënë se Edon Zhegrova nesër do të luaj nga minuta e parë me Pafosin, sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kampionëve.
“Nesër, Zhegrova do të fillojë – ai po stërvitet mirë”, ka thënë shkurt Spalletti për Sky Sport.
Edoni deri më tani është paraqitur në tetë ndeshje si zëvendësues, derisa ka luajtur 100 minuta me Bianconerët./Arbresh.info
🚨BREAKING🚨
“Tomorrow, Zhegrova will start — he’s training well.”
🗣️- Spalletti to @SkySport pic.twitter.com/NcIdcw598q
— Bianconeri Zone (@BianconeriZone) December 9, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...