Gjashtë persona të dyshuar si anëtarë të një organizate kriminale që kryente vrasje me porosi u arrestuan të martën në Greqi gjatë një operacioni policor.
Raportohet se të dyshuarit qëndrojnë pas atentatit ndaj një figure të botës së krimit, i cili më vonë u vra në qytetin turistik të Arahoves.
Thuhet se katër nga ta janë shtetas shqiptarë e dy të tjerë grekë.
Ata janë të njohur për autoritetet për vrasje të mbetura në tentativë dhe vepra të tjera të rënda, ndërsa njëri prej tyre ndodhet tashmë në burg, pasi ishte arrestuar kohët e fundit për akuza të lidhura me drogën.
Në posedim të tyre u gjetën katër pushkë kallashnikov, tre pistoleta dhe një sasi kokaine.
Njëri prej katër shqiptarëve, me emrin “Demos”, mendohet se është drejtuesi i grupit dhe ka qenë pjesë e një bande kriminale të drejtuar nga krimineli i njohur Vasilis Stefanakos, i cili u ekzekutua me armë në vitin 2018.
Katër personat e dyshuar si pjesë e “skuadrës së ekzekutimit” dyshohet se morën pjesë në tentativën për vrasjen e 42 vjeçarit Giannis Lalas, jashtë një pike karburanti në pronësi të tij në Ano Liosia, ku Mercedes-i i tij i blinduar u shoshit nga plumbat e kallashnikovit. Në atë kohë ai i mbijetoi atentatit dhe iu drejtua policisë për mbrojtje.
Shqiptari shpallet në kërkim nga Gjermania, akuzohet për the...
Dybala s’largohet nga Roma, kërkon rinovimin
Gjykata dënon me 16 vite burg autorin, familja Cani: Drejtës...
Paga minimale 425 euro nga janari, Murati: Qeveria e vetme q...
Trump lavdëron Presidentin Erdogan në një intervistë për Pol...
Basha mirëpriti 21 nxënësit të cilët përfaqësuan Kosovën në ...