Presidenti i Republikës së Shqipërisë do të qëndrojë në Kosovë sot dhe nesër.
Me këtë rast, Policia e Kosovës ka dalur me një njoftim lidhur me angazhimin e tyre për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. me rastin e kësaj vizite, shkruan Arbresh.info.
Policia thekson se për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Prandaj, organi i rendit kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.
“Më datën 09-10 dhjetor 2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bajram BEGAJ, me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Për të mundësuar qarkullim të lirë sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve apo takimeve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore, ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...