Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka prezantuar sot, numrin e saj në listën zgjedhore të koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ashtu si në garat e kaluara, ajo mban numrin 8.
Përmes një postimi në Facebook, Kusari-Lila shprehu mirënjohje për besimin e deritanishëm të qytetarëve, duke thënë se me të njëjtin përkushtim po hyn edhe në këto zgjedhje.
Nga Alternativa, në listën garuese janë edhe Skender Thaci me numrin 36 dhe Diana Qarkaxhija me numrin 79.
“Ejani bashkë ta shtyejmë përpara këtë energji pozitive deri më 28 dhjetor! Le ta shndërrojmë fundvitin në një festë të vërtetë fitoreje!”, u shpreh Kusari-Lila në postimin e saj./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...