Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka publikuar 30 kandidatët e propozuar nga pesë degët e kryeqytetit.
Përmes një reagimi në Facebook, Abdixhiku shkroi se është i bindur se LDK ka ekipin më përfaqësues, më të përgatitur dhe më të denjë sot në kryeqytet.
“Jam krenar për secilin prej tyre. Jam i bindur në fitoren e tyre. Jam i sigurt se Prishtina do të flasë sërish e para. Ky është ekip i ndërtuar nga njerëz me integritet, dije dhe përvojë; nga profesionistë që e njohin Kryeqytetin dhe politikën nacionale në secilën fushë e drejtim; dhe që këtë përkushtim do ta kthejnë në angazhim të palëkundur për Republikën”, shkroi Abdixhiku.
Rama: Pranojmë që SHBA të nisë operacione ushtarake nga Shqi...
Deputeti i LVV: Opozita mezi po e presin 28 prillin, për ta ...
Geci me gjuhë vulgare fyen PDK-në dhe LVV-në, përmend Thaçin...
Ministrja Pacolli fton shoqërinë civile të monitorojë proces...
Arrestohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Trepça e fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Pejës