Situata mes anësorit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe klubit vazhdon të keqësohet akoma më shumë.
Egjiptiani nuk do të udhëtojë drejt Italisë për ndeshjen e Liverpool kundër Interit në Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Edhe pse egjiptiani ka stërvitur me skuadrën, ai do të mbetet jashtë sfidës së Ligës së Kampionëve pas komenteve të tij të fundit.
Vendimi është marrë nga Arne Slot së bashku me stafin dhe drejtuesit e klubit.
Gjithë kjo ka ardhur si pasojë e një deklarate të Mohamed Salahut, pas barazimit me Leedsin ku është shprehur se ndeshja e ardhshme me Brightonin në “Anfield” mund të jeta e fundit për të me fanellën e “The Reds”.
Me 15 dhjetor ai do të largohet nga Liverpooli përkohësisht, për të udhëtuar me Egjiptin në Kupën e Konfederatave të Afrikës, derisa në merkaton e janarit mund të largohet nga klubi nëse diçka nuk ndërron./Arbresh.info
Lista e lojtarëve të ftuar: Alisson, Gomez, Van Dijk, Konate, Kerkez, Wirtz, Szoboszlai, Isak, Mac Allister, Bradley, Jones, Ekitike, Mamardashvili, Robertson, Woodman, Gravenberch, Nyoni, Ngumoha, Lucky.
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...