Lirimi i hapësirave publike të zaptuara nga ndërtimet pa leje po vazhdon në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e nismës kombëtare të nisur në korrik 2025.
Kryeministri Edi Rama publikoi të shtunën pamje nga ndërhyrjet aktuale, ku inspektorët po çmontojnë struktura metalike të ngritura mbi trotuare dhe rrugë publike.
“Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptuara”, shkroi Rama në rrjetet sociale, duke theksuar vendosmërinë e qeverisë për të çliruar zonat e uzurpuara.
Kjo nismë është konceptuar si pjesë e operacionit të vazhdueshëm për rivendosjen e rendit urban, me fokus të veçantë në zonat bregdetare dhe ato me rëndësi turistike.
Sipas qeverisë, ndërhyrjet do të vazhdojnë deri në largimin e plotë të të gjitha strukturave pa leje, si pjesë e vizionit “Rilindja Urbane 2.0”.
Në mbështetje të operacionit, autoritetet kanë vënë në dispozicion portalin “Hapësiraimepublike.gov.al”, ku qytetarët denoncojnë rastet e uzurpimit.
Deri më sot janë raportuar 16 487 raste, nga të cilat 12 610 janë zgjidhur, ndërsa 3 877 janë ende në proces shqyrtimi.
Qeveria ka paralajmëruar masa më të ashpra për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike dhe ndëshkimin e ndërtuesve që shkelin ligjin.
Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për dallavere m...
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...