Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së e ka nominuar kryetarin Ramush Haradinaj për kryeministër dhe bartës të listës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit.
Ky Këshill e ka miratuar edhe listën prej 110 kandidatëve për deputetë.
Vetë Haradinaj njoftoi se slogani i AAK-së në këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”.
Ndër të tjera, kreu i AAK-së tha se partia ka miratuar edhe programin zgjedhor, i cili tha se është i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik.
“Kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar, lista gjithpërfshirëse dhe programi i zhvillimit ekonomik, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet oferta e Aleancës për këto zgjedhje parlamentare”, u shpreh kandidati i AAK-së për kryeministër.
Ai tha se Aleanca parasheh rritje ekonomike vjetore prej 7 për qind, rritje të GDP-së prej 12 në 14 miliardë euro brenda mandatit, rritje të buxhetit prej 3.3 miliardë eurosh, sa ka qenë në vitin 2025, në 4 miliardë për vitin 2026, për të mbërritur në 6.1 miliardë në vitin e fundit të mandatit katërvjeçar.
Kjo politikë buxhetore, sipas tij, është garanci e stabilitetit financiar, e rritjes së pensioneve dhe pagave, të cilat që në vitin 2026 do të shënojnë rritje prej 31 për qind, shprehur në vlera nominale: pagë mesatare prej 1,100 eurosh dhe pension prej 500 eurosh, varësisht nga kategoritë.
“Pagat dhe pensionet, në kohë reale, do ta ndjekin trajektoren e ngritjes vjetore sipas indeksit të zhvillimit ekonomik dhe inflacionit”, deklaroi Haradinaj.
Ndër të tjera, ai tha se kategoria e investimeve kapitale, si shtyllë e shtimit ekonomik, do të rritet mesatarisht prej 61 për qind në vitin e parë, për të mbërritur në 240 për qind në vitin 2029.
“Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga ShBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të pandarë”.
“‘Krah Teje’ për Kosovën tonë të përbashkët”, përfundoi Haradinaj.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...