Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e 25-vjetorit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Në fjalën e mbajtur në këtë ceremoni, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e forcimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
“Kjo marrëdhënie strategjike është shprehur qartë edhe në mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë forcimit të shtetit të së drejtës, sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo është një mbështetje vendimtare për përparimin tonë demokratik dhe konsolidimin e institucioneve”, theksoi Begaj.
Ndërsa vlerësoi misionin dhe veprimtarinë e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri për zhvillimin e vendit në fusha, si: arsimi, kultura dhe turizmi, Begaj theksoi edhe kontributin e saj në forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri- SHBA.
Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve ekonomike gjatë viteve të fundit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe rritjen e investimeve të drejtpërdrejta amerikane në Shqipëri.
Në këtë kontekst, Begaj u shpreh se arritjet e deritanishme dëshmojnë se potenciali i bashkëpunimit ekonomik është akoma më i madh dhe duhet parë si pjesë e një partneriteti afatgjatë dhe strategjik, ashtu siç konsiderojmë edhe partneritetin tonë politik, atë të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Presidenti Begaj vlerësoi dhe rëndësinë e bashkëpunimit në fusha si teknologjitë e reja, inovacion dhe Inteligjencë Artificiale, pasi këto do të sjellin transferim dijesh, shkëmbime ekspertizash, rritje të produktivitetit të bizneseve dhe mundësi të reja investimi.
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme