Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosjes në pushtet Serbia ka humbur edhe ndikimin politik edhe atë ekonomik.
Në një postim në Facebook, Kurti tha se ai ndikim në Republikën tonë nuk kthehet më.
“Me ardhjen tonë në pushtet Serbia ka humbur edhe ndikimin politik edhe atë ekonomik. E ai ndikim në Republikën tonë nuk kthehet më.”, ka shkruar ai.
Ky reagim i tij, vjen pas raportimeve se Kosova ka importuar energji elektrike nga Serbia më 28 nëntor.
Ai tha se sipas të dhënave të deritanishme, pjesëmarrja e Serbisë në importet e energjisë për vitin 2025 është më pak se 1%./Arbresh.info
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...