Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se ende nuk ka marrë vendim nëse do të rikandidojë për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Tahiri tha se ka marrë kërkesa nga qytetarë për t’u rikthyer në garë, por brenda partisë ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
“Pasha besën, akoma s’e kemi vendos. Kërkesë nga qytetarët po, e kështu në parti akoma nuk e kemi vendos”, u shpreh ai për FrontOnline.
Sipas tij, vendimi do të varet nga disa faktorë, përfshirë disponimin e qytetarëve dhe vlerësimin personal.
“Varet edhe unë si e vlerësoj, disponimi qytetar dhe plot faktor, por akoma s’kam vendos”, theksoi Tahiri.
PDK pritet t’i finalizojë listat e kandidatëve në ditët në vijim, ndërsa zgjedhjet e 28 dhjetorit po afrojnë me dinamika të reja në skenën politike.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin
Adri dhe Iliriana urojnë Bajramin me një video simpatike
U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari