Bilanci i viktimave nga përmbytjet që goditën Indonezinë javën e kaluar është rritur në 631 të martën, ndërsa ekipet e shpëtimit ende po përpiqen të arrijnë zonat e prekura.
Përmbytjet, të shkaktuara nga një ciklon i rrallë që u formua mbi Ngushticën e Malakës, kanë goditur tri provinca dhe kanë prekur rreth 1.5 milionë njerëz, sipas agjencisë qeveritare të emergjencave.
Rreth 500 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.
Indonezia është vetëm një pjesë e Azisë që është goditur nga reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi ditët e fundit; edhe Tajlanda, Malajzia dhe Sri Lanka kanë raportuar viktima, raporton BBCNews.
Në Indonezi, provincat Aceh, Sumatra e Veriut dhe Sumatra Perëndimore janë goditur më rëndë, me mijëra persona ende të izoluar dhe pa furnizime jetike.
Rreth një milion njerëz janë evakuuar, njoftoi Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Fatkeqësive.
Intervenimi në gyp, nesër mbesin pa ujë banorët e lagjes ‘Da...
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën